Falet ‘gjaku’, dy familjet shqiptare i japin fund hasmërisë shumëvjeçare

Një familje nga Gjakova duket se ka marrë vendimin e jashtëzakonshëm për të falur gjakun duke i dhënë fund kështu një hasmërisë shumëvjeçare.

Familja Nivokazi ka lënë pas inatin dhe dhimbjen dhe i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Palokaj.

Tashmë hasmëria e këtyre dy familjeve ka marrë fund, dhe falja e gjakut sipas tyre është mënyra e vetme për të shëruar plagët.

Ky gjest ëhstë përshëndetur nga e gjithë zona, duke sjellë kështu edhe reagimin e ministrit Pal Lekaj.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se:StrugaLajm

Ka ndodhur ajo që gjithnjë e ka karakterizuar traditën tonë shqiptare.
Falja e gjakut është shërimi i një plagë.

Sot këtë akt human e njerëzor e bënë, familja Nivokazi i Skivjanit të cilët ia falën gjakun e nënës dhe djalit, familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës.

Hasmëritë nuk na dërgojnë askund, prandaj si dje, sot e as nesër nuk duhet të ndalemi, të gjithë bashkë si në kohërat e hershme, kur printe plaku i urtë, Anton Çeta, të angazhohemi që të mos kemi asnjë familje shqiptare të hasmëruar.

In : Aktuale

Loading...
loading...