Familja e varfër shqiptare që ushqehet me ujë dhe niseshte(VIDEO)

Emisioni BOOM do të rikthehet këtë sezon televiziv në datën 17 shtator, me tema me ndjeshmëri të lartë sociale. Një nga temat që emisioni do të trajtojë është rasti i një familje që jeton në varfëri ekstreme.

Makthi i 3 fëmijëve që nuk kanë parë kurrë dritë në shtëpi, ndërsa shpirtin e mbajnë gjallë me niseshte.

30 vjeçarja Amilda Alla nga Kallmi i Fierit, nënë e 2 djemve dhe 1 vajze, bën thirrje për ndihmë! Lotët e nënës që prej dëshpërimit ka tentuar edhe vetëvrasjen, ulërasin!

Ushqimi i perditshem i femijeve eshte niseshte me ujë…

“Niseshte, i kam hedhur ujë dhe ia bera fëmijëve për drekë. Sot nuk kisha as buke që t’i jepja. Edhe vetë kam tentuar të vras veten. Kam 12 vjet që jam pa drita”, thotë 30 vjeçarja.

Ajo ka 3 fëmijë, ndërkohë që kjo familje ka vetëm 2 tasa, ndërsa siç thotë gruaja vajza ha në tenxhere.

Kush dëshiron të ndihmojë familjen Alla të telefonojë në numrin: 0696000002

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...