Fati i Zi…

Derisa në fillim të pluralizmit politik ka funksionuar vetëm një parti politike shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), 15 vite më vonë skena politike shqiptare është pasuruart me dhjetëra parti të reja, shumica prej të cilëve kohë pas kohe kanë shuar aktivitetin e tyre politik, njofton agjencia e lajmeve INA.
Një pjesë e madhe këtyre partive janë fraksionuar duke humbur liderët, themeluesit dhe ideatorët e tyre.
Është për çudi se skenën politike nuk kanë arritur ti mbijetojnë edhe liderë me një bagazh të fushiqëm kombëtarë dhe protagonist të ngjarjeve të rëndësishme të cështjes shqiptare si Rufi Osmani, Bardhyl Mahmuti, Harun Aliu, Hysni Shaqiri etj.
Fillimet e tyre ishin premtuese, por para se të arrinin në finale përmbyseshin në rezultate. Gjithmon i përcillte një fat i zi që minonte karrierat e tyre politike.
Përkundër kësaj gjendje, ende nuk janë shuar preferencat për formimin e partive të reja politike. Kronologjia me mbi 15 parti Gjatë periudhës së fillimeve të pluralizimit politik dhe deri tani në skenën politike shqiptare kanë funksionuar dhe funksionojnë rreth 16 parti politike. Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) e udhëhequr nga lideri i saj, Nevzat Halili, konsiderohet si bartëse e procesit të pluralizimit, ndërsa më vonë pasojnë edhe dy partitë tjera, Partia Demokratike Popullore (PDP) me kryetar Iljaz Halimi dhe më pas Partia për Prosperitet Demokratik e Shqiptarëve (PPDSH) me kryetar Arbër Xhaferi, e cila më vonë do të shëndrrojë emrin në PDSH-Partia Demokratike Shqiptare. Në këtë garë politike gjatë periudhës së viteve 94-98 kanë funksionuar edhe dy parti tjera shqiptare, të cilat janë më pak të njohura për elektoratin shqiptar, Partia Liberal-Demokrate Shqiptare e udhëhequr nga Hisen Ramadani, Partia Republikane e Unitetit Popullor me në krye Nevaz Halilin dhe Partia e Aksionit Demokratik- Rruga Islame, në të cilën ishin tubuar kryesisht personalitetet të sferës fetare. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 1998 skenës politike iu bashkangjitën edhe parti të tjera politike: Alternativa Demokratike me udhëheqës Asllan Selmani, Partia për Bashkimin Demokratik Shqiptare me kryetar Besnik Telai dhe Partia Demokratike Kombëtare(PDK) me kryetar Kastriot Haxhirexha, e cila promovoi programin e saj politik për federalizmin e Maqedonisë. Përveç këtyre subjekteve politike, në skenën politike në mënyrë ilegale kanë funksionuar me rrjetet e tyre edhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Partia e Ballit Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit. Më pas edhe Alternativa Kombëtare (AK), e Harun Aliut. Një pjesë e këtyre aktivistëve të partive politike kanë zhvilluar politikën e tyre në legalitet dhe ilegalitet dhe se janë ndjekur nga ana e strukturave shtetërore. Por aktualisht skena politike po dominohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim e drejtuar nga Ali Ahmeti.
Nga zgjedhjet e fundit lokale e si parti relevante doli edhe Aleanca për Shqiptarët, me gjithë carjen që ndodhi me largimin e Vesel Memedit, ndërsa Lëvizja BESA me 5 deputetë pësoi në përcarje me pasoi largimin e kryetarit të saj Bilall Kasamit.
Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare akoma gjendet në këtë mes me dy deputetët e saj dhe ofertat për tu bërë pjesë e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...