Strugani Fatlum Zhuta gjatë vikendit kishte pasur një paraqitje të shkëlqyer në Oregon të SHBA-së, duke mposht meksikanin Rafael Valensia ai ekskluzivisht për portalin Arena Ring ka zbuluar se këtë fitore ia dedikon Zejadin Selës.
“Ishte një kënaqësi të jesh në mesin e emrave të njohur të boksit botëror si Golden Boy dhe Top Rank. Sa i përket përballjes me meksikanin mund të them lirisht se aspak nuk e kam pas të vështirë pasi e studiova mirë kundërshtarin dhe ai spati mundësi aspak të më rrezikoj dhe për këtë dëshmoi rezultati përfundimtar nga gjyqtarët duke më dhënë fitore me vlerësim 40:35”, tha Zhuta, duke shtuar.
“Këtë fitore të madhe dua që t’ia dedikoj Zijadin Selës ku shpresoj të takoj verës kur do të jemë në vendlindje”, tha boksieri i njohur shqiptar, Fatlum Zhuta. Ndryshe, sipas Zhutës ndeshja e ardhshme është më 10 qershor në New Orleans, por kundërshtari ende nuk dihet. Ai ne fund ka falënderuar menaxherin Bill Mcdonald si dhe trajnerët Bret Sumer dhe Daniel Choi që e mbështesin shumë.