Aktuale
Faton Pollozhani emërohet kryetar i degës së BDI-së në Strugë

Faton Pollozhani është zgjedhur kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Strugë, mëson Strugalajm.
Pollozhani, një kuadër i ri në politikë, ka qenë i angazhuar në BDI që nga fillimi i karrierës së tij. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Transportit dhe aktualisht është koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Këshillin Komunal të Strugës.(Strugalajm.com)