FC Albania Zürich, arritje historike flet strugani, Sokol Dauti

Në një intervistë për Strugalajm.com Sokol Dauti Presidenti i Klubit “Albania-Zürich” flet pas suksesit që arriti ky ekip duke u ngjitur një kategori më lartë.”Albania Zürich”është një ekip i shqiptarëve të Zyrihut veçanërisht i struganëve të atjshëm.

StrugaLajm: Kush është ekipi i FC’’Albania’’ në Zyrih?
Sokol Dauti: FC Albania Zürich është Ekip i Futbollit i Shqiptarëve të Rajonit të Zürichut, dhe me gjere. Është një Ekip që është formuar me shum mund dhe sakrifice. Me anë të Klubit tonë përpiqemi që në një llojë menyre të promovojm sa më mirë Kulturën tonë këtu në Zvicër.
StrugaLajm: Është më shumë një ekip I struganëve apo ?
Sokol Dauti: FC Albania Zürich është Ekip mbarshqiptar, këtë e tregon edhe vet emri i Klubit, pra në Ekipin tonë luajn Futbollist nga të gjitha trevat Shqiptare. Biles ne si Kryesi jemi krenar që kemi në Klub Futbollist gati nga çdo qytet Shqiptar.

StrugaLajm: Së fundi keni arritur të ngjiteni një kategori më lartë kujt ia dedikoni këtë sukses?
Sokol Dauti: Në çdo Sport për të arritur diçka duhet të jemi të gjithë të bashkuar, sepse vetëm ashtu mund tja dalim, njitja në Ligën e 3, kerkoj shumë punë, diciplinë dhe përkushtim, prandaj them që suksesi i përket të gjithëve që nga Staffi Teknik, Futbollistët,Sponzorët,Tifozët, Kryesia e Klubit, Anëtarët e FanClubit etj.
StrugaLajm: Në sezonin e ardhshëm në cfarë drejtimesh do të jetë mobilizimimi i ekipit?
Sokol Dauti: Për momentin jemi në fazën pregatitore, pas disa javesh fillon dhe Kampionati, kemi marr disa përforcime, pasi Liga e 3 është nivel më i lart dhe natyrisht që duhen Futbollist më cilësor, poashtu me disa Futbollist jemi në bisedime.


StrugaLajm: ’Albania’’ është një ekip që ndihmohet nga disa kompani të mërgimtarëve ,ku do të konsistojë bashkëpunimi me biznesin në të ardhmen?
Sokol Dauti: Padyshim që ana finaciare është një nga gjërat më të rëndësishme në Klub, dhe për këte ne Falenderojm Sponzorët se pa atat do ishte shumë e vështir, sepse shpenzimet janë të mëdha, dhe për këte ju jemi mirënjohës të gjith Sponzorëve duke filluar nga Sponzori Gjeneral – Saliu AG i cili na ka mbeshtetur pa rezervë, duke vazhduar me Asani Bodensysteme, AN Bautechnik, Albi Storen, Arb Counsulting GmbH, dhe të gjithë të tjerët që na kan mbështetur gjat gjith viteve.
StrugaLajm: Në zvicër funksionojnë disa ekipe shqiptare si është bashkpunimi me to?

Sokol Dauti: Ne kemi marredhenje me të gjitha Klubet Shqiptare në Zvicër, dhe besoj që edhe në vazhdimësi bashkpunimi do jet në nivel.
StrugaLajm: Derik u shkojn ambicjet e FC ‘’Albania’’?
Sokol Dauti: Ambicjet janë të mëdha, po për momentin do jemi të fokusuar tek Liga e 3, çdo gjë shkon gradualisht, Klubi ynë ka 7 Vite që garon në garat Zvcicërane dhe në këto 7 vite jemi ngjitur dy Liga më lart. Qellimi jonë është që të ngjitemi në Ligën e 2, por këtë do tja lëm kohës, Futbolli është i till dhe gjithmin ndodhin gjëra të papritura.
StrugaLajm: Ju Faleminderit
Sokol Dauti: Të Lutem.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...