FC Struga – Trim Lum barazon me Akademia Pandev

‼ Barazim pa gola ndaj Akademia Pandev ‼

➖ Vetëm barazim pa gola ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e xhiros së 12-të, pas së cilës vazhdojmë të qëndrojmë në pozitën e 7-të me 16 pikë të tubuara. Trajneri Zaharievski e nisi këtë takim me forca të reja në repartin e sulmit, ku për krahë futbollistit me eksperiencë, Bunjamin Shabanit, vendosi të luajë me dyshen Hristijan Maleski dhe Ivan Galevski, ndërsa në qendër të mesfushës në vend të Bojkut kishte vendosur Klisman Cake.
➖ Mirëpo edhe përkundër këtyre ndryshimeve të bëra në formacionin bazë, mungoi goli, edhe pse gjatë pjesës së parë ishim dukshëm skuadër më e mirë në terren.
➖ Ishte Galevski i pari që u kanos me të majtën e tij, por që në këtë rast portieri Jovanovski intervenoi mjaft mirë, që më pas Jasmin Mecinoviq me kokë të tentoj pas rivënies nga këndi, por pa ndonjë rrezik më të madh për gardianin e Akademia Pandev.
➖ Rastin më të mirë gjatë pjesës së parë e pati Bunjamin Shabani në minutën e 30-të, mirëpo edhe pse doli i vetëm para portierit kundërshtarë, nuk arriti që të shënojë.
➖ Pjesa e dytë doli të jetë më e vakët, me mysafirët që i’a arritën qëllimit për të mos pranuar gol, duke ndaluar aksionet e skuadrës sonë që nga gjysmëfusha, edhe atë falë ndërhyrjeve të shpeshta që i shkaktonin ndaj futbollistëve tanë.
➖ Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Ivan Galevski, i cili pas një devijimi të topit nga ana e portierit mysafir, Jovanovski, i cili kishte pritur goditjen e Maleskit, goditi vetëm shtyllën.
➖ Në minutën e 62-të, trajneri Zaharievski inkuadroi në lojë edhe Emir Skenderin, mirëpo gjërat nuk ndryshuan në terren, ashtu që në fund duheshe të pajtohemi me barazimin e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara kundër Akademia Pandev këtu në Strugë.
➖ Ndeshjen e rradhës që në program është javën që vjen, do ta zhvillojmë si mysafir në Manastir kundër Pelisterit.
F.C. Struga ❤️🤍StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...