FC Struga Trim & Lum barazon me Bregallnicën

‼️ Barazojmë me Bregallnicën, Bosançiç realizon eurogol ‼️

🔺 1:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i takimit të javës së 20-të midis Struga Trim Lum dhe Bregallnicës.
🔺 Që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa pikërisht në momentet më të mira të skuadrës sonë, kur futbollistët tanë kërkonin golin e epërsisë, Bregallnica na ndëshkoi përmes Stojanov pas gati një ore lojë.
🔺 Ky gol ndikoi shumë negativisht tek futbollistët e Struga Trim Lum, që deri në ato momente diktonin tempon e lojës, mirëpo të njëjtit megjithatë gjetën forcë për të barazuar të paktën shifrat, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte në çastet e fundit të takimit që Nemanja Bosançiç të shënonte edhe golin e dytë dhe të fitores për ne.
🔺 Ndryshe mesfushori Bosançiç golin⚽️e barazimit e realizoi në minutën e 84-të, kur me një proektil të vërtetë nga gjuajtja e lirë shënoi në rrjetën e Denkovskit.
🔺 Ishte ky goli⚽️ i katërt për Bosançiç këtë edicion dhe i pari në stinorin pranveror.
F.C. Struga 🔴⚪️StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...