AktualeSport

FC Struga Trim & Lum feston 10-vjetorin: Presidenti Mendi Qyra fton qytetarët në një mbrëmje festive me sport dhe kulturë

Strugë, 31 Korrik 2025 – Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të klubit futbollistik FC Struga Trim & Lum, presidenti i klubit, Mendi Qyra, ka bërë një thirrje publike për të gjithë dashamirësit e sportit dhe qytetarët e Strugës që të marrin pjesë në një festë jubilare që do të mbahet nesër në orën 20:30 në qendër të qytetit shkruan Strugalajm.

“Rinistë, qytetarë të Strugës, intelektualë, punëtorë, adhurues të sportit dhe kulturës – ejani të festojmë së bashku sukseset historike të krenarisë sonë, FC Struga Trim & Lum,” shkruan Qyra në njoftimin e tij.

Ai thekson se kjo ngjarje nuk është thjesht një përvjetor, por një moment reflektimi për rrugëtimin e klubit – nga një ëndërr në realitet, nga një ide e pamundur në një histori suksesi. Për Qyrën, sporti dhe kultura – përfaqësuar përmes futbollit dhe muzikës – janë dy shtylla të pandashme të identitetit strugan.

Organizimi festiv pritet të jetë një kombinim i emocioneve sportive dhe atmosferës kulturore, duke dërguar një porosi të qartë: sporti bashkon dhe ndërton komunitet.

“Të gjithë së bashku, për një çast të mendojmë për më të mirën e qytetit tonë,” përfundon thirrjen e tij presidenti Qyra.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button