FC Struga Trim Lum:Mundemi në Bratisllavë, por dy golat e Ibraimit na bëjnë të shpresojmë ende

Disfatë 4:2 në ndeshjen e parë kundër Sllovan Bratisllava, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. Edhe përkundër disavantazhit prej 2:0 gjatë 45 minutave të para, arritëm të rikthehemi në lojë, duke barazuar shifrat, mirëpo dy gola të shënuar në 5 minutat e fundit të takimit nga reprezentuesi sllovak, Jurak Kuçka na ndëshkuan rëndë…

Shpresuam, luftuam, nuk u dorëzuam, barazuam, mirëpo fundi doli të jetë fatal, kjo falë ndoshta edhe eksperiencës së madhe të Juraj Kuçka, i cili na ndëshkoi në minutat e fundit të takimit, fillimisht në minutën e 85-të, e më pas edhe në minutën e parë shtesë të takimit.

Pikërisht këto dy gola të reprezentuesit sllovak, ish futbollistit të Milanit dhe Xhenoas, bënë dallimin, pasi deri në 5 minuta para fundit të kohës së rregullt kishim një rezultat aktiv, barazim 2:2, që me siguri se do të na jepte më shumë gjasa për në ndeshjen e dytë, atë të kthimit në Ohër.StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...