LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
AktualeOpinion

FENOMENI “EFEKTI I DIDROS” – NË JETËN E PËRDITSHME!

Muhamet Borova

Kur jetohet në pajtim me normat e modestis, jeta përjetohet si një art me shumë bukuri dhe lumturi! Rehatia e jetës prishet me fenomenin “Efekti i Didros”! Ky fenomen ka të bëj me pasionin për të blerë diçka të re që shkakton një zinxhir reaksionesh për blerjen e më shumë gjërave të reja. Jetën e përditshme e ngarkojmë me një “pyll” problemesh ,që e prishin qetësin shpirtërore!

Filozofi i njohur francez Deni Didro jetonte në kufirin e varfërisë! Por kur mbretëresha ruse Katerina e Madhe, për një shumë të madhe parash i blen librat e bibliotekës së tij, ai bëhet me shumë para! Gjëja e parë që bëri me paratë ishte blerja e një kostumi të kuq. Por,kostumi i kuq me elegancën tij, i la në hije gjërat tjera në banesën e thjeshtë të filozofit. Në një moment, kupton se inventari i shtëpisë ka qenë shum i vjetëruar! Kështu menjëherë drejtohet në qendrën e dyqaneve ku blen mobile të reja, një qilim të shtrenjtë nga Damasku, një pasqyrë të madhe, blen një kolltuk, skulptura, tenxhere,çajnik, xhezve,pjata dhe pajisje tjera për kuzhinë! Të gjitha gjërat vjetra i zëvendëson me gjëra të reja,më estetike!

Fenomeni „efekti i Didros„ sot është prezent në jetën tonë të përditshme! Shum ceremoni dhe tradita si dasmat,përvjetoret, lindjet,ditëlindjet mandej edhe vdekjet i ngarkojmë me shumë detale, që të duken sa më të perfeksionuara! Shpenzimet nuk kanë rëndësi, rëndësi ka ana estetike,detalet,pamja e jashtme! Jetën e ngarkojmë me miliona imtësira, duke sjellë miliona shqetësime! Lodhemi pas imtësirave, pas elementeve dekorative që nuk janë edhe aq të nevojshme! Anës së jashtme,perceptive i kushtohet më shumë rëndësi se sa përmbajtjes! Siç do të thotë më vonë Didëro “Unë isha pronar absolut i rrobave të mia të vjetra, por u bëra skllav i të rejave”!
Të magjepsur pas lules, nuk e shohim bukurin e kopshtit! Të përqendruar pas detaleve të panevojshme, energjinë e harxhojmë në blerjen e sendeve që asnjëherë nuk do të përdoren!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button