Fërçkoski, Zaevit: Duhesh t’i nxjerrësh 900 mijë qytetarë për të votuar në referendum

Profesori universitar, Lubomir Fërçkoski në një artikul autorial me titull “Marrëveshja me Greqinë dhe referendumi”, i ka bërë me dije kryeministrit Zaev se nëse referendumi dëshiron të jetë i sukesesshëm atëher ai duhet të arrij ti nxjerr mbi 900 qytetarë të votojnë më 30 shtator, shkruan Zhurnal.

Në rrethana kur sipas anketave të fshehura partiake, numri maksimal për referendum është afro 750 mijë, Fërçkoski në artikullin e tij flet për mbi 900 mijë nga të cilat 460 mijë do duhej të votonin “pro” si kusht që Zaev të shpall triumf në referendum.StrugaLajm

Pasi që Zaev fliste për referendum të suksesshëm edhe me më pak votues nga censusi, Fërçkoski praktikisht ka porositur kryeministrin që ta respekton ligjin dhe nëse dëshiron të triumfon, atëher të nxjerr në votime 900 mijë qytetarë.StrugaLajm

“Gjithashtu beneficionet nga fitorja në referendum gjithashtu janë të shumta në aspektin politik: zgjidhja e kontestit nuk do të lidhet si përgjegjësi vetëm te një elitë politike, por do të ketë edhe “konfirmim nga populli” dhe kjo do të jetë e pakontestueshme. Fitorja të ngrihet census prej 900 mijë prej të cilëve 460 mijë me përgjigje pozitive, do të flet shumë pozitivisht për elitën politike të LSDM-së”, thuhet mes tjerash në artikullin e profesorit Fërçkoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...