Muhamet Borova
Çdo festë ka një ndikim magjik në disponimin e njeriut.Sot është festa e bajramit. Sot ndihemi më të lumtur. Duke e festuar Bajramin na kaplojnë ndjenjat më të mira nga kujtimet që na lidhin me fëmijërinë, me ngrohtësinë familjare, me jetën pa shum luks! Kujtohemi për jetën modeste, kur nuk kishim internet, celular, kur kënaqësia ishte e brendshme,e pavarur nga pasuria e jashtme! Jeta ishte idilike, njerëzit gëzoheshim me pak! Festa e Bajramit përjetoheshte si një ditë e veçantë, pasi ndiheshim të veçantë! Thellë në qendrën e qenies tonë ishte mirësia dhe mirënjohja e pafund. Ishte një ditë ku pulsonte realizimi i pritjeve tona për ti veshur teshat më të bukura! Bukurin e shihnim jo te karakteri, por te teshat dhe këpucët e reja që na bënin më të privilegjuar! Gëzimi ynë ishte më i rëndësishëm, se gjërat e rëndësishme. E jetonim jetën e imagjinuar! Si fëmijët në ditën e Bajramit, i puthnim duart e të moshuarve dhe si shpërblim për respektin ndaj të moshuarve shpërbleheshim me “Bajram peshqeshin” – me para të imta metali!
Te kujtimet e mira, e gjejmë harmoninë e fshehur shpirtërore.Kujtimet janë vula e një kohe! Sot festat e këtilla kanë një dimenzion tjetër, shohim se sa të largët janë edhe ato që i kemi shum afër! Mënyra e jetës ka ndryshuar por edhe mënyra e festimeve ka ndryshuar! Por përsëri në festën e Bajramit ende dëgjohet zëri i dashurisë dhe paqes. Afirmohen ndjenjat miqësore! Përshumëvjet dhe urime festën e fitër bajramit për të gjitha gjeneratat!