Aktuale

Fetai në Konferencën për Siguri në Ballkanin Perëndimor: Siguria nuk lind nga frika, ajo rritet nga besimi

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, mori pjesë dhe foli në hapjen solemne të Konferencës Vjetore për Koordinimin e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, e cila këtë vit zhvillohet në Shkup, me moton “Ballkani Perëndimor – BE: Siguri e Përbashkët, e Ardhme e Përbashkët”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale, Fetai theksoi se siguria, besimi në institucione dhe perspektiva evropiane janë tri shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

“Besoj fuqishëm se qeverisja e mirë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimi rajonal janë rruga e vetme drejt sigurisë së qëndrueshme dhe një Ballkani Perëndimor më të fortë në familjen evropiane”, theksoi Fetai.

Ai shtoi se qeveria mbetet e përkushtuar për të ndërtuar institucione që u shërbejnë qytetarëve me përgjegjësi dhe integritet, duke nënvizuar se “siguria nuk lind nga frika, ajo rritet nga besimi”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button