Fetai “shpërthen” ndaj opozitës: Ata që u bashkuan me Ahmetin u shuan bashkë me të!

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai në një postim në rrjetet sociale, ka uruar kandidatët e VLEN-it për fitoren plebishitare në zgjedhjet lokale.
Ai thotë midis tjerash se shqiptarët e kurorëzuan ndryshimin që nisëm bashkë.
“Ata dinë saktësisht të dallojnë rrenën nga e vërteta, propagandën nga veprat, por edhe të shpërblejnë punën pa zhurmë, punën që sjell ndryshim të vërtetë”, thotë Fetai.
Sipas tij, VLEN është më shumë se një koalicion, është një frymë e pathyeshme që nuk ndalet dhe nuk mund të ndalet.
Fetai ka edhe disa fjalë për ata që u bashkuan me Ali Ahmetin duke aluduar në Selën dhe Taravarin dhe të cilët kërkuan referendum.
“Ata që u bashkuan me Aliun, menduan se do t’i bënin puç VLEN-it, por në fakt u shuan bashkë me të, sepse kufomat politike nuk ringjallen kurrë. U barazuan me zero. U bënë hiç”, shkruan mes tjerash Fetai.

































