Aktuale

Fetai: Solidarizohem e familjen e Zekirja Shainit, dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë


Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, dhe një nga liderët e koalicionit VLEN Arben Fetai, ka reaguar pas plagosjes së Zekirja Shainit në Kumanovë, duke shprehur shqetësim të thellë për ngjarjen dhe solidaritet me familjen e tij.
“Shpreh shqetësim të thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi ynë, Zekirja Shaini. Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune”, ka shkruar Fetai në reagimin e tij.
Ai ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë.
“Njëkohësisht, i bëj apel organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt”, përfundon reagimi i zëvendëskryeministrit Fetai.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button