FILOZOFIA E FORCËS-Muhamet Borova

Muhamet Borova

Forca çdo herë është paraqitur si objekt fascinues që ka funksionuar si ballansues i ndodhive të përditshme. Është vështir të dallohet forca nga dhuna.Ku ka forcë ka dhunë,ku ka dhunë ka edhe forcë.Forca dhe dhuna në esencë janë mistike prandaj asnjë shpjegim metafizik nuk ariti të depërtoj në misterjen e tyre. Flasim për forcën ushtarake, ekonomike,politike,financiare, fizike.Efekt magjik në të gjitha epohat ka pasur forca politike.Magjia e kësaj force si peri i kuq ka depërtuar në të gjitha segmentet e shoqërive moderne.Bartësit e politikës , janë posedues të forcës politike.Fuqinë shoqërore nuk e kanë të ndershmit, e kanë matamoristët.Është ngatëruar moralja me amoralen. Terapia më e mirë kundër vakumit moral është qasja e logjikshme ndaj të gjitha problemeve. Pika qendrore e poseduesve të fuqisë politike nuk duhet të jetë interesi individual, por mirëqenia e gjinisë njerëzore. Nëse respektohet ky princip, atëher do të kemi solidaritet shoqëror.
Njeriu i globalizimit si aktor që posedon fuqi politike bëhet intakt, shndërohet në narcisoid, i cili për interesat personale i flak ato shoqërore dhe kështu e bën mëkatin e parë.
Mëkati i dytë i këtij aktori që e ka fituar pozitën është se duket ndryshe nga ajo siç ka qenë.Jetën e pastër e fëlliq me punë të pista.Morali i tij kalon në amoralitet të pafrenuar.
Mëkati i tretë është mendimi i tij se e tër shoqëria atij i ka borxh dhe pas çdo shërbimi duhet të ketë shpërblim të caktuar. Asgjë nuk bën pa interes dhe dobi..Këtë aktori e quan “normë reciprociteti”. Aktorët e këtillë posedues të forcës shoqërore nuk e kuptojnë gjuhën e popullit. Popullin e vret ndërgjegja sepse e bëri mëkatin më të madh:” xhevahirin” e vari në qafën e “dreqit” i cili veten shikon si heroj ekzistencialist. Në shoqërinë e shëndoshë “fara e mirë duhet të mbillet në tokën e mirë”,meritorët ti zëvendësojnë narcisoidët, mendjemprehtit ti zavendësoj të dalldisurit, të aftit të zëvendësojnë të paaftit.Çdo gjë të jetë në shërbin të drejtësis, të kultivohen produktet racionale!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...