Filipçe :161 raste me koronavirus në Maqedoni

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 771 testime ndërsa janë regjistruar 161 raste të reja me koronavirus.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur betejën kundër koronavirusit. Shtatë prej tyre nga Shkupit, një pacient nga Struga, një nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Tetova dhe një nga Prilepi.
Të gjithë pacientët kanë humbur jetën në kushte spitalore.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me koronavirusin janë infektuar 23 788 qytetarë, ndërsa janë shëruar 17 392. Betejën kundër KOVID-19 e kanë humbur 846 persona, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 5550.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...