Filipçe :4 nga viktimat janë nga Struga

ISHP-ja ka regjistruar 789 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 33 persona. Bëhet fjalë për 9 pacientë nga Shkupi, 6 nga Prilepi, 4 nga Struga, 2 nga Berova dhe nga 1 pacient nga Kumanova, Shtipi, Tetova, Velesi, Manastiri, Gostivari, Gjevgjelia, Strumica, Kriva Pallanka, Probishtipi, Kratova dhe Kërcova.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 63.890, numri I të shëruarve është 40.977, kurse I viktimave shkon 1.825. Për momentin shënohen 21.088 raste aktive. Në nivel vendi deri më tani janë bërë 337.862 testime.

In : Aktuale

Loading...
loading...