Filipçe: Deri në fund të javës do të kemi pasqyrë më të mirë për gjendjen me koronavirusin

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi sot se parashikimet janë se do të kemi një pasqyrë shumë më të mirë për gjendjen me Kovid-19 në Maqedoni deri në fund të kësaj jave.
Por ai shtoi se këtë e shprehë me një dozë rezerve, sepse do të ketë analiza për çdo ditë.
“Duhet të kuptojmë se të gjithë jemi përgjegjës përpara kësaj. Pritjet janë mbi bazë të të gjitha të dhënave të cilat tani i kemi: numrin e të sëmurëve, kohën kur janë diagnostikuar dhe masat të cilat përveç kufizimit në terren po zbatohen në analizë të hollësishme të kontakteve dhe kontakteve të ardhshme, dhe se në fund të kësaj jave do të ketë rezultate.”, theksoi ministri.
Filipçe edhe një herë theksoi se virusi është prezent, nuk do të zhduket dhe se duhet të mësojmë të jetojmë me të.
“Projeksionet e reja për zhvillimin e epidemisë, kurba epidemiologjike në botë janë edhe deri në vitin 2025 me parashikim për pik edhe në vitin 2022”, theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
.gif)




























