Aktuale

Filipçe: Janë shëruar 200 pacientë, kjo periudhë e vështirë ka një fund

Ministri i Shëndetësisë, Fenko Filipçe, derisa shkroi në profilin e tij zyrtar në facebook, për lajmin se në vendin tonë janë shëruar 200 persona nga virusi korona, ai shtoi se lajmet e mira janë se kjo periudhë e vështirë ka fund dhe bashkë do të arrijmë që ta tejkalojmë.
“Gëzohem për të gjithë pacientët e shëruar, për familjet e tyre dhe të afërmit e tyre. Shpresoj se gjithnjë e më shumë do të dëgjojmë lajme të mira. Falënderim deri tek personeli mjekësor të cilët dhanë gjithçka prej vetës që të ndihmojnë pacientët. Falënderim edhe për pacientët dhe familjet e tyre për bashkëpunimin, disiplinën dhe durimin”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button