Filipçe: Mos dilni nga shtëpia pa nevojë

Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë edhe njëherë apeloi për përgjegjësi dhe mobilizim nga qytetarët. Ai tha se situata është jashtëzakonisht serioze dhe u kërkoi qytetarëve për respekt maksimal të masave.

“Situata është jashtëzakonisht serioze, sistemi shëndetësor është mobilizuar maksimalisht për t’iu përgjigjur sfidës. Të falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësorë për përpjekjet e tyre mbinjerëzore. E di që ata janë të lodhur, por besoj se do ta përballojmë këtë sfidë të madhe shëndetësore. Ne kërkojmë mbështetje nga të gjithë, nga media, nga qytetarët. “Pavarësisht se sa përsëritet, çelësi për betejë është respektimi i vazhdueshëm i masave,” tha Filipçe.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...