LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Filipçe: Po përgatitemi për valën e dytë të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se nga mbledhjet dhe kontaktet e e mbajtura me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, vendet janë informuar me instruksione se si të organizojnë përballjen me një valë tjetër të Covid-19.

Filipçe theksoi se institucionet në vend tashmë kanë filluar përgatitjet për përpilimin e një plani për veprim.

“Absolutisht të gjitha vendet mësuan se si dhe në cilin drejtim duhet ta përgatisin sistemin e shëndetësisë për periudhën që vjen. Mendoj se edhe ne jemi në rrugën e duhur…Në këtë kurbë të mësimeve, absolutisht të gjitha vendet në botë, në kuadër të kësaj ishte organizuar edhe një mbledhje me OBSH-në dhe vendet e rajonit të Evropës kanë mësuar… Ne praktikisht, po bëjmë planin, një pjesë të mirë tashmë e kemi bërë, se çka dhe si duhet të organizohen kapacitetet për muajt e ardhshëm, posaçërisht gjatë fillimit të vjeshtës kur sigurisht do të kemi valë të re të të sëmurëve dhe ngarkesë shtesë me gripin sezonal”, tha mes tjerash Filipçe.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button