Filipçe: Situata mund të jetë me të vërtetë kritike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është shprehur i brengosur në lidhje me rritjen e numrave të rasteve pozitive me Covid-19 gjatë periudhës së fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ka vlerësuar, se nëse rastet shkojnë duke u rritur me dinamikën e njëjtë, situata mund të jetë me të vërtetë kritike,

“Gjatë ditëve të fundit numri është duke u rritur. Nëse e shohim dinamikën me të cilën rriten numrat, para nesh janë disa javë në të cilën situata mund të jetë më të vërtetë kritike”, tha Filipçe në Manastir, transmeton TV21.

Është rritur edhe numri i të hospitalizuar, ku siç tha Filipçe kjo më së shumti ndjehet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe në Kumanovë.StrugaLajmStrugaLajm

“Këtu po mbushen repartet infektive”, tha Filipçe.StrugaLajm

Tashmë po bëhen javë që rastet pozitive kanë shënuar rritje. Pas një periudhe të gjatë, ku shifrat numrat ishin dyshifror ndërkaq nuk regjistroheshin viktima, javëve të fundit rastet pozitive janë treshifrore.

Si pasojë, numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 4.369.

Që nga fillimi i epidemisë janë realizuar 1.046.042 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 160.571 pacientë. Janë shëruar 150.670 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 5.532 të tjerë./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...