Filipçe :Struga 5 raste me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2688 testime për KOVID-19, ndërkaq 641persona kanë rezultuar pozitiv. 12 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 233 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 24.196, të shëruarve në 17.905, të vdekurve në 862, ndërkaq momentalisht ka 6.069 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 12 persona, tri nga Shkupi (52, 73 dhe 85 vjeç), një pacient 59-vjeçar nga Kumanova, dy nga Prilepi (78 dhe 75 vjeç), dy nga Velesi (61 dhe 62 vjeç), dy nga Gostivari (43 dhe 76 vjeç), një nga Strumica (66 vjeç) dhe një 69 vjeçar nga Sveti Nikolla”, raportojnë nga Ministria.

In : Aktuale

Loading...
loading...