Filipçe :Struga 6 raste, Maqedonia 493 të infektuar me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2366 testime ndërsa janë regjistruar 493 raste, përcjell SHENJA.
Më tepër raste janë regjistruar në Shkup: 210, Kumanovë-28, Shtip-14, Prilep-14, Tetovë-7, Struga 6…
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 450 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit 15 persona kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i personave të prekur nga koronavirusi është 82 794, numri i pacientëve të shëruar 60 706, ndërsa numri i të vdekurve 2 488.
Numri i rasteve aktive është 19 600.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...