Filipçe:Dy viktima nga Struga, 37 vjeç dhe 68 vjeç

Koronavirusi Kovid-19 mori edhe 26 jetë gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre edhe dy të rinj të moshave 35 dhe 37 vjeç, bën të ditur raporti i Ministrisë së shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Shifrat vijojnë të jenë të frikshme edhe nga rastet e reja, ashtu që nga 3081 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1198 kanë dal pozitiv. Shkupi vijon të kryesoj me 572 raste, Manastiri me 92, Ohri 42, Shtipi 49, Prilepi 53, Kumanova 41, Strumica 39, Struga 34, Tetova 28, si dhe komunat e tjera.

Janë regjistruar 631 pacientë të shëruar, ndërsa 26 kanë ndërruar jetë edhe ate 8 pacientë nga Shkupi të moshave prej 59 deri 88 vjeç, katër pacient nga Manastiri prej të cilëve një 35 vjeç, 55, 73 dhe 82, një nga Kumanova 80 vjeç, dy nga Tetova 71 dhe 56, dy nga Struga njëri 37 vjeç dhe një 68 vjeçar, tre nga Ohri 46, 67 dhe 35 si dhe në komunat e tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...