Fillon puna për sanimin e bordurës së Drinit të Zi!

Pas përfundimit të procedurës tenderuese dhe përzgjedhjes së kompanisë, gjatë ditës së nesërme do të fillohet me punë për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Zi, në pjesën e shkatërruar pranë Urës së Poezisë.
Edhepse për mirëmbajtjen dhe rregullimin e rrjedhës së lumit, përgjegjës është institucion tjetër (ELEM, HEC Glloboçica), pas dhjetëra kërkesash, institucioni në fjalë ka neglizhuar dhe ka mohuar tërësisht që ta bëjë këtë punë, duke sjellur rënien e tërësishme të kësaj pjese të shtratit dhe duke rrezikuar tejmase jetën e kalimtarëve.
Duke mos qënë përgjegjës për këtë çështje, por të vetëdijshëm se nuk duhet të luhet me sigurinë e qytetarit, Komuna e Strugës vendosi që të mos presë dhe të mos lusë institucionin në fjalë për ndihmë, por të njëjtin ta rregullojë vetë.
Pas shpimit dhe analizave gjeologjike nga ana e ekpertëve të fushës, u konstatua që pjesa e ngelur e murit duhet të largohet dhe të ndërtohet mur i ri mbrojtës bashkë me gjithë shtesat e nevojshme për të qënë e sigurtë dhe praktike.
Në bazë të rezultateve, u bë projektimi, së pari ideor e pastaj ai kryesor, nga ana e Institutit Shtetëror për Ndërtimtari dhe pas kryerjes së kësaj Komuna e Strugës shpalli konkurs publik për zgjedhjen e kompanisë që do duhet të kryejë punimet. Punimet do të fillojnë prej nesër, ndërsa të gjitha mjetet për projektin në fjalë do të paguhen prej Buxhetit të Komunës së Strugës.
Njëkohësisht, apelojmë që të shmanget maksimalisht kalimi pranë vendit ku do të punohet dhe kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për arsye se gjatë punimeve, për disa ditë do të ndalet edhe qarkullimi i ujit në Drinin e Zi.
Siguria e qytetarit mbi të gjitha!

Komuna e StrugësStrugaLajm

 StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...