Firma zvicerane e dritareve do hap fabrikë në Shkup

Firma zvicerane e dritareve dhe dyerve “Aerni” nga  Arisdorf BL, ka zhvendosur prodhimin e saj në Shkup të Maqedonisë, ku do hapen rreth njëzet vende të lira pune, shkruan “Bota sot”, duke u mbështetur te mediat zvicerane.

Aerni kalonte prej disa vitesh deficit dhe ky hap ka gjasa që do sjellë në drejtimin e duhur dhe ta shpëtojë firmën e themeluar nga viti 1976.

Pa alternativë

Firma me qarkullim prej 40 milion frangash dhe rreth 200 punëtorë pritet ta hapë fabrikën e saj në Shkup rreth nëntorit 2017. Punëtoria në Zvicër nuk do mbyllet, pasi në Shkup do prodhohen vetëm dritaret plastike. Kjo ishte alternativa më e mirë për të kursyer, përkundër që vendimi nuk ka qenë i lehtë për udhëheqësinë e firmës. Momentalisht ata janë në kërkim të punëtorëve të kualifikuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...