
Ladorishti ka arsye të krenar! Klubi i shahut “Flamurtari” ka hyrë në histori, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Shahut të Maqedonisë së Veriut, një arritje e madhe për sportin e këtij fshati dhe për gjithë Strugën.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm të mbushur me përkushtim, strategji dhe lojëra të nivelit të lartë, shahistët e “Flamurtarit” kanë dëshmuar se me pasion dhe punë ekipore, suksesi është i pashmangshëm. Ekipi ka lënë pas shumë klube me traditë në këtë sport, duke siguruar vendin e merituar mes më të mirëve në vend.
Ky sukses nuk është vetëm sportiv – është një fitore e komunitetit, një motivim për të rinjtë e Ladorishtit dhe më gjerë që të përqafojnë sportin e shahut, një lojë që kërkon logjikë të mprehtë, durim dhe vizion.
Kryesia e klubit “Flamurtari” ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë përkrahës gjatë rrugës, veçanërisht shahistët që dhanë maksimumin në çdo garë, si dhe banorët e fshatit për mbështetjen morale.
Ngjitja në Ligën e Parë është jo vetëm një kurorëzim i punës shumëvjeçare, por edhe një angazhim për të përfaqësuar me dinjitet Ladorishtin në arenën kombëtare të shahut.
“Kjo është vetëm fillimi,” – u shprehën nga klubi. – “Ne do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet për ta forcuar pozitën tonë dhe për të sjellë edhe më shumë trofe në Ladorisht.”
Shahu ka një kampion të ri që mban emrin e Flamurit dhe vjen nga zemra e Strugës!
.gif)




























