Flasim shumë… hiç nuk merremi vesh !!

Duhet pasur shumë kujdes me fjalën; dhe me kumtimin! Fjala e mirë ndërton kohezion shoqërorë të fuqishëm. Kohezioni shoqërorë ndërton shtet funksional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Koha është të flasim shumë dhe të merremi vesh mes veti. Fjalët e mira e shkrijnë akullin mes dy shoqërive në vendin tonë. Duhet të flasim dhe të kuptohemi. Kur të merremi vesh, nuk do frikohemi dhe nuk do urrejmë njëri tjetrin, por do nderohemi si qytetarë dhe komshi

Nga Shaqir ISLAMI

Fjala është edhe vegël edhe armë. Varet si do ta përdorësh gjatë kumtimit (komunikimit). Edhe lufta edhe paqjanisin me fjalë. Fjala e mirë ndërton paqen. Fjala e keqe e plas luftën. Zgjedhja është e jona!Duam luftë, o paqe??

Në shoqërinë tonë, pa shumë mund dhe me një lehtësi të padurueshme, mund të vërehet dukuria e nënçmimit dhe mosbesimit që e mbizotëron kumtimin mes nesh: në marrëdhëniet shoqërore, ekonomike dhe politike: qoftë në kumtimin ndër-personal; po deshët, qoftë dhe në kumtimin akademik;e sidomos, shpërfytyrimi i kuvendimit ndodh në kumtimin politik,ku ashiqare është i përkeqësuar, i vulgarizuar skajshmërish. Përçarja dhe polarizimi i shoqërisë sonë vjen si pasojë e kumtimit me fjalë të ndotura, të helmosura me urrejtje, përbuzje, dhunë psikike, fyerje adhominem…

Të gjithë duan të flasin! Asnjë shqipfolës,fare, nuk mundohet ta dëgjojë bashkëfolësin. Kjo vërehet çdo kund, si në kumtimin ndër-personal njashtu në emisionet kuvenduese për tema të ndryshme, të organizuara në mediat e vjetra-tradicionale, televizionet dhe radiot. Sa që, edhe mysafirët në këto emisione nuk i nderojnë gazetarët, të cilët janë të zotët e shtëpisë; me sa shumë mund – të gjorët – përpiqen ta organizojnë kuvendimin dhe ta ruajnë njëfarë rendi dhe kulture të kumtimit,sadopak të një shkalle qytetarie. Meqë, këto emisione përveç informimit kanë edhe një rol emancipues të qytetarisë dhe kulturës së kumtimit. Kuvendimet në këto emisione barten tek njerëzit e rëndomë, dhe kështu krijohet kultura e kuvendimit. E kësaj situate katundarçe i thonë: e q.. qorri, të shurdhin”.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërsa mediat bashkëkohore sociale, janë tregim në vete. Mediat sociale janë një shesh i rrugaçëzimit të kuvendimit mes nesh. Dhe përditë përkeqësohet kuvendimi mes nesh.Related PostsGus 19, 2020

Këto skena dhe ngjarje të ushtrimit të dhunës psikike me fjalë dhe sjellje të pahijshme shkaktojnë dëshpërim, zhgënjim dhe mosbesim ndaj ‘elitës shqipfolëse’. Pastaj, ky lloj kumtimi i dhunshëm ngarkuar me emocione negative dhe sjellja rrugaçe e ‘liderëve të mendimit’, përçohet dhe përhapet në shtresat tjera të shoqërisë. Dhe ky mos-nderim i njëri tjetrit flet ashiqare për mosbesimin e spikatur mes nesh. Kjo flet se, në çfarë derexhe janë marrëdhëniet tona shoqërore. Kur humbet besimi në ‘elitën shqipfolëse’, krijohet zinxhiri i mosbesimit në shoqëri. Askush nuk e nderon askënd. Përfundimi është shkatërrues. Dhe rezultati përfundimtarë del “askush s’ia fut askujt’. Shpëtimi është … të na sundojë kush të dojë, vetëm shqipfolësi jo.

Thënia që qarkullon qysh moti, moti- çdo kund, nga universitetet, … nëpër berberhanet, çajtoret, … edhe ndër taksistët – se, dy shqiptarë bëjnë tre parti politike, është mbjellë dhe rrënjos thellë në ndërgjegjen tonë kolektive. Kjo thënie aq shpesh pohohet, me aq lehtësi dhe po me aq bindje – gjoja se është një pohim i vërtetuar shkencërisht me fakte të pamohueshme. Dhe sekush që e përhap këtë idiotësi prej thënies, kallet nga emocionet luftënxitëse duke këmbëngulë se të gjithë janë të bindur për këtë dhe se “shqipfolësit nuk janë për ta udhëheq shtetin”.StrugaLajm

Sa herë që përsëritet kjo thënie nga gojët e llojllojshëm, e merr formën e një të vërtete – ani se e trilluar dhe sajuar enkas për qëllime të errëta politike. Kjo thashethemnajë bajate ka një jetë të gjatë në kumtimin dhe kuvendimin tonë kolektiv të përditshëmqë përsëritet shpesh dhe përçohet prej gojës së dikujt, në vesh të tjetërkujt, tregon se sa lehtë mbillet në shoqëri një mendësi kolektive. Dhe sa më shumë që përsëritet mes nesh, ajo merr edhe trajta të vërtetësisë shkencore.

Pavarësisht se kush e ka sajuar këtë thënie, gati se çdo shqiptarë,nisur nga qarqet akademike, e deri te qytetari më i rëndomë e përdorin në procesin e kumtimit si një fakt të vërtetë. Pastaj, nga kjo premisë e gabuar vihet tek një përfundim logjik të gabuar dhe çorientues, gjoja se “shqiptarët nuk kanë aftësi dhe zotësi ta qeverisin veten”. Gjepura dhe idiotësira të këtilla gjeni në versione dhe nuanca të ndryshme;por, me të njëjtin brum dhe qëllim. Futjen e ndjenjës së fajit kolektiv, zhgënjimin kolektiv nga ata që qeverisin, mosbesim dhe mos nderim të institucioneve; dhesi synim përfundimtar nxit përçarjen e shoqërisë duke e polarizuar aq sa të mbillet një armiqësi absurde, … deri brenda në familje.

Shoqëria e përçarë dhe e grimcuar me armiqësi të vrazhdë deri në pakuptim, lëngon rëndë nga një kancer me metastazë të kohezionit shoqërorë.

Pra, duhet pasur shumë kujdes me fjalën; dhe me kumtimin! Fjala e mirë ndërton kohezion shoqërorë të fuqishëm. Kohezioni shoqërorë ndërton shtet funksional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Koha është të flasim shumë dhe të merremi vesh mes veti. Fjalët e mira e shkrijnë akullin mes dy shoqërive në vendin tonë. Duhet të flasim dhe të kuptohemi. Kur të merremi vesh, nuk do frikohemi dhe nuk do urrejmë njëri tjetrin, por do nderohemi si qytetarë dhe komshi.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)


Loading...
loading...