Flitet për rritjen e pushimit të lindjes!

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot debatoi për rregullshmërinë e nismës qytetare për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune. Propozimi është që në vend të nëntë muajve pushim të lehonisë të jenë 18 muaj, ndërsa është dorëzuar përmes propozueses së autorizuar Snezhana Kuzmanovska. Anëtarët e Komisionit dhe nga shumica në pushtet, edhe nga opozita vlerësojnë se ka nevojë të hapet kjo çështje dhe të ketë ndryshime në këtë drejtim. Megjithatë një pjesë e deputetëve nga shumica në pushtete, të cilët nuk kanë qëndrim unik, vlerësojnë se nisma formalisht-juridikisht nuk është në rregullt sepse në dokumentin ku qëndrojnë nënshkrimet nuk është theksuar Ligji për marrëdhënie pune por ligji për pushim lindje. VMRO-DPMNE me qëndrim se nëse nuk pranohet nisma ata propozimin do ta vendosin në tekst ligjor dhe do ta propozojnë deri te të gjitha grupet e deputetëve.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...