Foli deputeti i rrahur: Më sulmuan sepse votova Ligjin për gjuhët!

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski, është sulmuar mbrëmë në sheshin “Maqedonia” nga një person i panjohur, deri sa ka folur në celular. Ai ka kaluar pa lëndime të rënda, por vlerëson se ky sulm që vjen si rezultat i protestave para shtëpive të disa deputetëve duhet të merret seriozisht.

“Mendoj se sulmi që ndodhi mbrëmë është për shkak të nervozes që vjen si rezultat i votimit të Ligjit të gjuhëve, nuk mundem të komentoj nëse krejt kjo është e organizuar, duke përfshi edhe protestat para shtëpive të deputetëve, por sidoqoftë duhet të merret seriozisht”, ka thënë për “A1on” dhe “Makfaks” kryetari i PLD-së, Goran Milevski.

“Një person i panjohur mu afrua, më shtyu dhe filloi të më godasë me grushta në kokë. Arriti të më godasë disa herë dhe pastaj e largova. Në atë moment e përmbajta veten dhe nuk iu përgjigja sulmit, është mirë që iku”, rrëfen Milevski, transmeton Gazeta Lajm.

Nga burime të afrata me Prokurorinë publike merret vesh se autori i sulmit do të përgjigjet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, në pajtim me Kodin penal.

In : Aktuale

Loading...
loading...