
Frëngova në fokus të zhvillimit rural – Egzon Xhaferi, bashkë me banorët pret zv/ministrin Albrim Hoxha
Fshati Frëngovë ka qenë sot në qendër të vëmendjes institucionale, ku kryetari i Bashkësisë Lokale, Egzon Xhaferi, bashkë me banorët e fshatit, priti zv/ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi mundësitë konkrete për mbështetjen e zonave rurale, me theks të veçantë te përkrahja e fermerëve dhe nxitja e investimeve në sektorin e bujqësisë.
Në fokus ishte krijimi i kushteve më të favorshme për banorët e zonës, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm i fshatrave, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë lokale.
Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit lokal në funksion të zhvillimit rural.































