Frikë në Portin e Durrësit, trageti me pasagjerë përplaset me anijen(Video)

Përplasja e një trageti me anijen cargo në Durrës ka vënë në rrezik jetën e 173 pasagjerëve që ishin nisur drejt Italisë. Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu shprehet për këtë ngjarje do të bëhet një analizë dhe do të merren masa për të mos pasur të tilla incidente.

SYRI TV

StrugaLajmStrugaLajm

Moti i keq në portin e Durrësit ka shkaktuar një përplasje mes tragetit ‘Ventouris’ me anijen cargo duke vënë në rrezik jetën e 173 pasagjereve që ndodheshin ne tragetin e cili ishte nisur drejt Barit të Italisë.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës te bankina tregtare në Portin e Durrësit, por fatmirësisht nuk ka pasur probleme.StrugaLajm

Në drejtim të qytetit bregdetar është nisur zv. ministri i Instrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu i cili ka konfirmuar incidentin dhe theksoi se pas analizës që do të bëhet për këtë ngjarje do të merren masa që mos të përsëritet sërish.

Sipas burimeve mësohet se nga përplasje e tragetit me anijen nuk ka të lënduar ndërkohe që pas disa minutash është rikther situata në normalitet ku 2 rimorkatorët kanë shoqëruar tragetin ‘Ventouris’ drejt bankinës tregtare duke anuluar udhëtimin me destinacion Barin për një defekt te motorët.

In : Aktuale

Loading...
loading...