Fshati italian në festë, presin ardhjen në jetë të një bebe, prej 23 vitesh pa asnjë lindje

Një fshat në Gjenovë të Italisë po bëhet gati që të presë lindjen e një bebeje. Kjo gjë është fenomen i rrallë në këtë fshat, ku nuk ka pasur lindje në 23 vitet e fundit.

Fasha ka vetëm 73 banorë dhe zyrtarisht është komuna më e vjetër e Italisë, me një moshë mesatare mbi 66 vjeç.

“Jemi vendi më i vjetër, por këtu jetohet mirë falë ajrit të pastër, nuk ka ndotje akustike dhe konsumojmë prodhimet e shëndetshme të tokës sonë. Tashmë, falë një çifti që është transferuar te ne për arsye pune, do të kemi edhe një banor të ri në fshatin tonë. Sapo të përfundojë emergjenca e Covid-19, do të bëjmë festë të madhe sepse kemi 23 vite që presim një lindje”, u shpreh kreu i komunës, Marco Gallizia.

In : Aktuale

Loading...
loading...