Furkan Saliu :Kur e sheh Ali Ahmetin duke folur për Greta Thunberg

18 mars, 2004 – Ahmeti jep një premtim joreal për atë kohë… Në një periudhë kur në garë të ashpër për Presidencën ishte Branko Crvenkovski dhe Sashko Kedev, gjasat që President të bëhet Gëzim Ostreni ishin të barabarta me zero. Megjithatë, premtimi u dha.
16 vjet më vonë, kushtet për President shqiptar ende nuk u “pjekën”.
Kjo epokë 20 vjeçare e premtimeve të mëdha nga Ahmeti dhe partia e tij, përfundoi me zgjedhjet e fundit parlamentare dhe me premtimin për Kryeministër shqiptar.
Premtimet të tipit, flamuri, gjuha, po dalin nga moda, e edhe krediti UÇK u harxhua. Një lëvizje e tillë nga ana e BDI-së ishte e pritur, por edhe e mençur.
Përparësia e një subjekti politik që është 20 vjet në pushtet janë paratë. Derisa partitë opozitare (më herët PDSH, më vonë Besa e së fundmi edhe Aleanca) tentuan që ta marrin pushtetin në të njëjtën mënyrë si BDI-ja, me ultra-nacionalizëm dhe premtime ekskluzivisht etnike, BDI bëri një hap para.
Mundemi me u tall sa të duam, mundemi edhe me qesh sepse realisht në shikim të parë, është qesharake kur e sheh Ali Ahmetin duke folur për Greta Thunberg, njeriun që afër ngjyrës së gjelbër e ke pa vetëm kur ka qenë në uniformë. Por, pas anëtarësimit në NATO, çdoherë që e kemi pyetur se kur do të tërhiqet, ka thënë pasi ta bëj gati BDI-në për 20 vitet e ardhshme.
Na pëlqen apo jo, liderët aktual politik në vendin tonë nuk e kanë as fuqinë, as paratë e as kreativitetin për ti bë ballë Ahmetit. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz tek opozita që mund ta bëjnë këtë, por nuk iu jepet hapësirë.
Frika ime më e madhe për mua si një qytetar që e kërkon ndryshimin, si qytetar që beson se politikanit me mentalitet ballkanik nuk guxon ti jepen më shumë se një mandat, është se pas zgjedhjeve lokale mund të pasojë një demotivim total tek opozita por edhe tek fryma opozitare.
Një vjet pas zgjedhjeve parlamentare, duke e ditur se zgjedhjet lokale po afrohen, opozita është inegzistente në terren. Deputet asnjëherë nuk kanë dalë në terren, në zonat ku ata janë votuar, për ta pyetur qytetarin se cilat nevoja janë emergjente… BTW, a e mbani mend kur ka ardhur kreu i opozitës në vendbanimin tuaj për herë të fundit?
Betejën në Facebook opozita ndoshta është duke e fituar, por pikërisht për shkak këtij fakti, nëse humbet beteja në terren, dëshpërimi do të jetë edhe më i madh.
Ne këndej ka Hasanbeagu themi se duhesh me djersit prapanicën mirë për me arrit qëllimin, ama tu ndejt ndër klimat e Kuvendit nuk djersitet, besoni.
Ka kohë që të përmirësohet gabimi, tetori mund të jetë afër, por edhe larg. Andaj ajo çka unë do të doja të shihja në këtë fushatë nga opozita është:

  • Platformë e saktë, reale për çdo vendbanim dhe për çdo komunë
    -Terren, terren dhe vetëm terren
    -Kandidat me të kaluar të pastër dhe me autoritet
  • Fytyra të reja që do të ngjallnin shpresë tek votuesi i papërcaktuar
    -Paratë nga buxheti që do ti jepen partisë mos të vidhen por të investohen në fushatë moderne ku do të promovohen kandidatët e jo kryetari, sekretari e kryesia
    Opozita e ka patjetër ta kuptojë se e ka përgjegjësinë dhe barrën më të madhe se pushteti në një kohë kur asgjë nuk ndryshon me vite. Fajin për dështimet e kërkojmë nga pushteti, por fajin për mungesën e ndryshimit në rast të dështimit eventual do ta kërkojmë tek opozita.
In : Aktuale

Loading...
loading...