Futbollisti shqiptar më i miri në Zvicër!

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Prilepi, që luan me skuadrën e Lugano në kampionatin zviceran është zgjedhur futbollist i muajit në këtë vend alpin. Në anketën e “Blick” kanë marrë pjesë rreth 10.000 lexues, ndërsa 31.75 prej tyre kanë thënë se Alioski ka qenë futbollisti më i mirë në prill. Alioski në këtë konkurrencë ka fituar talentin e Baselit, Manuel Akanji (21), për të cilin kanë votuar 28.1 për qind. Pragun prej më shumë se 10% të votave në përzgjedhjen e futbollistit të muajit, e ka kaluar edhe shqiptari tjetër Armando Sadiku. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mori 14.8 për qind të votave. Mesfushori 25 vjeçar nga Prilepi, në muajin prill në fanellën e Luganos në pesë ndeshje shënoi pesë gola.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...