Futet për të shpëtuar bashkëshorten, mbytet vetë

Një shtetas i Kosovës është mbytur në orët e pasdites në plazhin e Velipojës. Siç njofton policia e Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15.Viktima është shtetasi me inicialet F.H., 35 vjeç, banues në Prishtinë.Nga deklarimet e para të dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë, mësohet se 35-vjeçari është mbytur në përpjekje për të shpëtuar bashkëshorten e tij.Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e saj.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...