Valdrin Kaba mërgimtari nga Veleshta e Strugës,ndihmon një familje nga Kosova për ndërtimin e një shtëpie

Në emisionin e njohur për bamirësi “Shqiptarët për shqiptarët”, e drejtuar nga Elvis Naçi, sot me lidhje direkte ishte pjesë edhe Valdrin Kaba nga Veleshta e Strugës, me banim në Norvegji.

Ai bashkë me familjen e tij dhuroi një shumë prej 20 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie, të një familjeje nga Prizreni i Kosovës. Poashtu këtë familje Valdrini do t’a ndihmojë me pagesë 200 euro në muaj, derisa fëmijët e kësaj familje të jenë të gatshëm për të punuar.

Ky humanizëm është një shembull që të gjithë personat që kanë mudësi të bëhen pjesë e bamirësive të këtij lloji.

In : Aktuale

Loading...
loading...