Gara e çmendur “Lambos” dhe BMW-së me targa zvicerane në rrugët shqiptare bën lajm në Zvicër

Gara e çmendur me 225 km/h e fiksuar nga kamerat e policisë së shtetit në autostradën Fier – Vlorë ka bërë xhiron e medieve zvicerane. Shkak është bërë se të dyja automjetet kishin targa të Zvicrës, por drejtoheshin nga 2 qytetarë nga Kosova.

Gazeta “Blick” shkruan se Lamborghini rezulton e marrë në një kompani që jep makina luksoze me qira. Pronari i kompanisë i tha gazetës se ishte me pushime dhe se nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri.

Ndërsa, makina BMW rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi në Zvicër dhe 36-vjeçari që u kap në timon ishte punonjës aty. Pronari i kompanisë është shprehur se punonjësin tashmë e pret shkarkimi. Të dy qytetaret e Kosovës nuk i ndalën policisë, por u bllokuan nga një postbllok tjetër në afërsi të Vlorës.

Drejtuesi i Lamborghinit, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targa dhe mos bindjen ndaj policisë. Ndërkohë, drejtuesi i BMW u ndëshkua me 120 mijë lekë gjobë për tejkalim dhe garë shpejtësie. ©LAPSI.al

In : Aktuale

Loading...
loading...