Gara filloi për Strugën!-Mr. Samira Doko

Koha e fushatës zgjedhore ka filluar të numëroj orët e saja të para që natën e mbrëmshme, gjegjësisht nga data 27 tetor. Kandidatët, këshilltarët dhe aktivistët tjerë partiak kanë përfunduar përgatitjet e tyre dhe sot në betejën e fortë të luftës për Strugën kemi dy kandidatët e paralajmëruar mëherët nga BDI dhe AASH, Ramiz Merko dhe Idri Istrefi.

Kandidati i parë është i mirnjohur nga qytetarët struganë për vetë faktin se ka qenë kryetar i Strugës për tre mandate, kurse kandidati oponent vjen për herë të parë me një detyrë të këtillë duke bartur me vete një bagazh të mbushur politik ndër vite, por në prapaskenë.

I pari agronom, por edhe politikan për shumë vite, kurse i dyti inxhinier i suksesshëm ne SHA Elektranat e Maqedonisë.

-i pari me karrierë të luhatshme politike, sepse ndiqet dhe hetohet penalisht nga prokurorit e vendit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion dhe manipulim me buxhetin e Komunës, kurse i dyti pa asnjë precedent penal dhe pa asnjë dyshim për kryerjen e detyrave të tij ndër vite;

-i pari i përmendur për pronat dhe bizneset e tij në qytet dhe jashtë vendit, kurse i dyti me një pasuri normale si shumica e qytetarëve;

-i pari zotohet të marrë mandatin e katërt për të realizuar projektet e papërfunduara, apo mësaktë të pa filluara deri tash, kurse i dyti zotohet të sjell shpresë dhe frymë të re për të gjithë qytetarët;

-i pari nxiton të përfundoj asfaltimet aty ku është dashur t’i bëjë muaj më parë, kurse i dyti nxiton të ringjall njerëzit dhe t’i zgjoj ata nga gjumi pët t’ju thënë se me punë dhe ndershmëri do t’ua kthej atyre besimin e humbur për jetë më të mirë;

-i pari vepron në heshtje me aktivistët e tij dhe të lë përshtypje se edhe kësaj radhe ashtu si në 2017 e ka gjetur formulën e hiles që do t’a përdor për fitore, kurse i dyti duket më i aktivizuar dhe lëviz në c’do vendbanim për të kërkuar votën e tij që të hap mundësi të reja për të ardhmen;

-i pari vjen i shoqëruar nga njerëz të njohur e të shquar për korrupsion dhe punë të ndyra, kurse i dyti duket që vjen me një strukturë të re, të pastër dhe të përgatitur në të gjitha fushat…

E kështu i pari zotohet “i blertë“ e i dyti zotohet “i pastër”…

E kështu mbetet për t’u parë dhe është në dorën e qytetarëve se a do t’i jepet edhe një shans personit që për vite me radhë premtoi largimin e deponisë, hapjen e cerdheve, renovimin e shkollave, ndërtimin e një spitali tëri për qytetin, largimin e qenve endacak, etj etj, e qëderi tash nuk i bëri apo kjo shans do t’i jepet personit që premton parandalimin e migracionit tek tërinjtë, hapjen e cerdheve, hapjen e shkollave për personat me aftësi tëkufizuara, do të ndihmojë bizneset dhe do t’ia kthej dinjitetin c’do strugani!

E pra, mbetet për t’u parë…

Gara filloi…

STRUG{, tëgjithësy e vesh pët TY…

Mr. Samira Doko


Loading...
loading...