LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Gara të “egra” në autostradën Kumanovë – Shkup, u konfiskuan automjete

Më 16 dhe 17 prill 2025 në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup po zhvillohen gara të egra me automjete që shkaktojnë zhurmë të madhe.

Menjëherë janë ndërmarrë masa nga zyrtarët policorë të Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë dhe, për shkak të dyshimeve për kundërvajtje, janë konfiskuar një automjet “BMW” me targa të Prilepit, i drejtuar nga M.V. (20) nga fshati Dollenë i Prilepit, si dhe një automjet “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. (21) nga Tetova.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten parashtresa përkatëse.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button