Aktuale
Garip Kaba dhe Salim Sulejmani me mesazh jo vetëm politik :Guri peshon në vendin e vet!

Nga Struga, nënkryetari i Aleancës, Garip Kaba, dhe deputeti Salim Sulejmani kanë përcjellë një mesazh simbolik në rrjetet sociale: “Gjëja më e rëndësishme në komunikim është të dëgjosh atë çfarë nuk po thuhet… Guri peshon në vend të vet!” Ky mesazh shihet si një rikonfirmim i qëndrimit të tyre pro vijës partiake të drejtuar nga Taravari, duke lënë të kuptohet se pavarësia në veprim dhe vendimmarrje është rruga që Aleanca do të ndjekë në këtë fazë të re politike.
Përplasjet e brendshme në VLEN dhe qëndrimet e shprehura nga figura kyçe të Aleancës për Shqiptarët pritet të ndikojnë ndjeshëm në skenën politike shqiptare në vend, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale.(Strugalajm.com)
