Aktuale
Gashi: Gjermania mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë si pjesë e një delegacioni parlamentar.
“Kisha nderin të mirëpres në Kuvend z. Tilman Kuban, deputet i Bundestagut Gjerman. Vlerësova lart angazhimin e Gjermanisë për vendin tonë dhe për gjithë rajonin. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe avancimin e marrëdhënieve tona parlamentare,” shkroi kryetari Gashi.





























