Aktuale
Gashi priti delegacionin nga Bundestagu gjerman, vlerësohet lartë partneriteti mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur sot në takim një delegacion të Bundestagut gjerman.
Në takim është folur për proceset reformuese dhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi gëzon nga Gjermania.
“Pata kënaqësinë të mirëprisja delegacionin e Bundestagut gjerman.
Patëm diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi bashkëpunimin ndërparlamentar, proceset reformuese dhe mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut gëzon nga Gjermania. Vlerësova lartë pratneritetin tonë duke u shprehur i bindur se do të vazhdojmë të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet tona në shërbim të qytetarëve dhe integrimit evropian të vendit”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.

































