Gashi: RMV vend lider në rajon sa i përket miratimit të Ligjeve në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë për Alsat tha se Maqedonia e Veriut vend lider në rajon sa i përket miratimit të Ligjeve në Kuvend. Ai shton se ndryshimet në Ligje po bëhen në hramonizim me rekomandimet e BE-së dhe Gjykatës Kushtetuese.
“Sa i përket Ligjeve dhe Agjendës reformuese siç e dini edhe në fazën e parë vendi jonë sa i përket aprovimit dhe votimit të ligjeve ka qenë njëri prej vendeve apo lider i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrën më të shpejt të mundshme ta përmbyllim fazën e parë për sjelljen e Ligjeve. Kemi pasur afat 30 qershorin disa ligje u sollën në seancat e kaluara dhe në lexim të parë kemi kaluar edhe Ligjin për Admnistratë Publike, presim që në seancën e 9 korrikut ta kalojmë edhe fazën e dytë kështu që presim ta kalojmë këtë fazë të rëndësishme. Pastaj, pjesa tjetër e Ligjëve do të vazhdojë ashtu siç do ta përcaktojë BE ritmin e zbatimit të Ligjeve”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Ai shtoi se sa i përket reformave të Ligjeve në drejtësi pret që Ministria e Drejtësisë sa më parë t’i dërgojë në Kuvend për miratim.
“Kemi formuar një grup pune në bazë të rekomandimeve të Gjyjkatës Kushtetuese që ka të bëjë me Kodin Penal dhe Ligjet tjera të sferës së drejtësisë dhe jam i bindur që nga Ministria e Drejtësisë Ligjet janë në fazën finale dhe presim që në çdo moment Ligjet të vijnë në Kuvend”, përfundoi Gashi.