Gashi takon ish-kryetarët e Parlamentit: Parlamenti duhet të jetë qendra e zhvillimeve politike në vend

Gashi takon ish-kryetarët e Parlamentit: Parlamenti duhet të jetë qendra e zhvillimeve politike në vend
Kryeparlamentari Afrim Gashi, organizoi më 21 tetor 2025 një takim simbolik me ish-kryetarët e Parla entit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave nga drejtuesit e mëparshëm të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.
Në takim morën pjesë Tito Petkovski, Savo Klimovski, Nikolla Popovski dhe Trajko Veljanoski, të cilët u përgjigjën pozitivisht ftesës së Kryetarit Gashi.
Në hapje të takimit, Afrim Gashi shprehu mirënjohje për praninë e tyre dhe vlerësoi lart kontributin e secilit në drejtimin e Kuvendit ndër vite, duke theksuar se Kuvendi mbetet një nga institucionet më të rëndësishme në vend, ku duhet të zhvillohen debatet dhe proceset kryesore politike.
“Ky institucion përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe meriton respekt të veçantë. Përmes bashkëpunimit dhe përvojës së ndërsjellë, ne mund të ndërtojmë një Parlament më efikas, më transparent dhe më afër qytetarëve”, u shpreh Gashi.
Nga ana e tyre, ish-kryetarët e Kuvendit falënderuan për iniciativën dhe theksuan se Parlamenti duhet të mbetet qendra e vendimmarrjes politike dhe garancia e demokracisë parlamentare, duke reflektuar pjekuri dhe kulturë institucionale.
Në takim, Gashi informoi për disa nga aktivitetet dhe reformat që janë zhvilluar në Kuvend gjatë muajve të fundit, përfshirë:
- Ligjin për shpalljen e hapësirës rreth Parlamentit si Zonë të Sigurt,
- Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2024–2044,
- zbatimin e Rregullores së re të Punës, që forcon mbikëqyrjen parlamentare përmes pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe interpelancave,
- si dhe Strategjinë për Transformimin Dixhital të Kuvendit, e cila rrit transparencën dhe efikasitetin institucional.
Takimi përfundoi në një atmosferë miqësore, me dakordimin se bashkëpunimi ndërmjet gjeneratave të kryetarëve të Kuvendit duhet të vazhdojë si shembull i respektit institucional dhe i ruajtjes së integritetit të pushtetit legjislativ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

































