Gastronomët kundër mbylljes gjatë Vitit të Ri

Mbyllja e plotë ose shkurtim i orëve të punës në ambientet gastronomike për pritjen e Vitit të Ri është një masë e pakuptimtë. Qytetarët janë mjaft të vetëdijshëm për protokollet se si të sillen në objektet, edhe vetë gastronomët e dinë që nuk do të ketë festime këtë vit, thonë nga Oda e pavarur e gastronomëve.

Ashtë fakt që muaji më i madh dhe më i bukur, kur gastronomët kanë mundësi të kthehen sa më shumë nga dinjiteti i tyre, dhe nga puna e tyre dhe të vërtetojnë se nuk janë shkaktarë të sëmundjeve të shumta në dy muajt e fundit është një muaj i humbur. “Çdo masë që do të merret në muajin aktual nuk është vetëm një masë e vonuar, por gjithashtu e pakuptimtë”-tha Zdravko Josifovski nga Oda e Pavarur e Gastronomëve.

Oda e Turizmit dhe Gastroniomisë thonë se nuk do të ketë pasoja të mbylljes së mundshme të objekteve, sepse në muajt e fundit dëmet në këtë sektor janë të mëdha.

Ne jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale me pandeminë, muzika është e ndaluar kështu që nuk do të ketë festime për Vitin e Ri. Mbyllja e mundshme e objekteve gastronimke, ose shkurtimi i orëve të punës nuk do të ketë një ndikim negativ shtesë në këtë sektor nga dëmet që po i pësojmë aktualisht”-thonë nga Oda e Turizmit dhe Gastronomisë.

Sipas informacionit jozyrtar, Komisioni për Sëmundjet Infektive duhet të diskutojë të hënën se si do të funksionojnë objektet gastronomike për festat e ardhshme. Franca tashmë ka vendosur nga 15 dhjetori të zbatojë orë policore nga ora 20:00 deri në 06 të mëngjesit . Në Itali dhe Gjermani, viti i ri do të festohet me një orë policore dhe një ndalim të lëvizjes nga një rajon në tjetrin. Greqia mbyll të gjitha restorantet nga e hëna dhe vendos një orë policore nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit, deri në 7 Janar./Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...