Gazetaria të lirohet nga presionet, ndërsa gazetarët përgjegjës ndaj profesionit, apelon KEMM

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave bën thirrje për rritje të përgjegjësisë në respektimin e parimeve fundamentale të lirisë dhe pavarësisë së mediave, si dhe në mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në përmbushjen e përgjegjësisë së tyre për informim profesional në interes të opinionit.

“Me rëndësi kruaciale në këtë proces është që të ndryshohet diskursi dhe qëndrimi te ata politikanë, kreatorë të mendimit publik dhe qendrave të fuqisë të cilat mediat jo rrallë i paraqesin apo i trajtojnë si armik, duke e shmangur përgjegjësinë e vet për sjellje transparente dhe të përgjegjshme ndaj opinionit. Prej tyre pritet t’i mbrojnë mediat si përparësi dhe tipar i demokracisë, e jo si pengesë apo kërcënim në qëndrimet dhe aktivitetet e tyre”, thonë nga KEMM.

I bëjnë apel pushtetit dhe institucioneve që çdo vendim lidhur me përmirësimin e gjendjes në gazetari të jetë në koordinim dhe të harmonizuar me komunitetin profesional mediatk dhe gazetaresk.

Në kumtesën e tyre theksohet se liria e mediave nënkupton që ato të mos shfrytëzohen për ndarjen e njerëzve përmes llogaritjeve të ndryshme politike, por se përvoja tregon se praktika e politikanëve të caktuar dhe bartës të fuqisë t’i përdorin mediat për llogaritje dhe kalkulime politike po vazhdon.

In : Aktuale

Loading...
loading...